Studimi/ 1 në 10 punonjës të kujdesit shëndetësor luftojnë me mendime vetëvrasëse ose vetëdëmtuese!

Më shumë se 1 në 10 punonjës të kujdesit shëndetësor në Australi raportuan mendime për vetëvrasje ose vetëlëndim gjatë pandemisë COVID-19, sipas një studimi të ri të botuar këtë javë. Brenda atij grupi, më pak se gjysma kërkuan ndihmë profesionale.
Mbi 10.5 % e 7795 punonjësve të kujdesit shëndetësor të anketuar – rreth 819 persona – raportuan mendime për vetëvrasje ose vetëlëndim gjatë një periudhe 2-javore gjatë valës së dytë të pandemisë në Australi midis gushtit dhe tetorit 2020.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor që kishin miq ose familje të infektuar me COVID-19 kishin shanse më të larta për të pasur mendime vetëvrasëse ose vetëdëmtimesh, sipas hulumtimit, ashtu si njerëzit që jetonin vetëm, të rinjtë dhe burrat.
Pothuajse 90 % e atyre që kishin mendime për vetëvrasje ose vetëdëmtim thanë se vuanin nga mbilodhja për shkak të rraskapitjes emocionale.
Nga punonjësit e kujdesit shëndetësor të anketuar, 69 % e tyre që nuk i kishin këto mendime raportuan gjithashtu se ndiheshin të ezauruar nga lodhja emocionale. Forma të tjera si ankthi, PTSD dhe depresioni ishin gjithashtu të zakonshme për ata me mendime vetëvrasëse ose vetëdëmtimesh.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor përballen me barriera praktike dhe kulturore për të kërkuar ndihmë. Orët e gjata të punës, puna me turne, angazhimet në gatishmëri dhe disponueshmëria e kufizuar e shërbimeve të aksesueshme dhe të përshtatshme e bëjnë më të vështirë edhe për ata që kërkojnë mbështetje profesionale.
Stigma dhe frika nga pasojat profesionale gjithashtu pengojnë disa punonjës të kujdesit shëndetësor të kenë akses në mbështetje.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.