Studimi/ Pse shpesh menaxherët i injorojnë idetë e punonjësve?

Kur punonjësit hedhin ide të reja dhe nxjerrin në pah shqetësime apo probleme, kompanitë performojnë më mirë. Punonjësit shpesh janë të parët që shohin problemet dhe sjellin edhe mendimet e tyre në mënyrë që të ndihmojnë në vendimmarrjen menaxheriale.
Por, menaxherët jo shpeshherë i promovojnë idetë e punonjësve. Në fakt, ata nganjëherë nuk i marrin në konsideratë shqetësimet e tyre dhe veprojnë në mënyra që mund t’i dekurajojnë punonjësit për të dhënë mendimet e tyre për punën.
Kjo paraqet një paradoks: Pse menaxherët nuk inkurajojnë zërin dhe idetë nga poshtë kur përfitimet janë si për ta, ashtu edhe për kompaninë?
Shumë studime për këtë çështje dalin në konkluzionin se menaxherët kanë ngecur në mënyrën e tyre të të bërit të gjërave dhe identifikohen fuqishëm me ‘status quo’-në, aq sa druhen të dëgjojnë ato që vijnë nga poshtë e që bien në kundërshtim me këtë gjë.
Në një studim të fundit, të publikuar nga ‘Organization Science’, ofrohet një perspektivë ndryshe. Menaxherët shpesh nuk arrijnë të krijojnë kulturën e ‘ngritjes së zërit’ apo të të folurit, jo sepse janë të vetëfokusuar apo se u intereson vetëm egoja dhe idetë e tyre por sepse kompania e tyre i ka vendosur ata në pozicione të pamundura.
Studimi ka dalë në konkluzionin se manaxherët përballen me dy pengesa të dallueshme: Ata nuk janë të autorizuar që të veprojnë në bazë të informacionit që vjen nga poshtë ose ata ndjehen të detyruar që të miratojnë miratojnë një perspektivë pune që sjell rezultate të shpejta dhe në afat të shkurtër.
Burimi: Harvard Business Review/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.