Takimi Trump – Macron – Presidenti i SHBA do rikonsiderojë marrëveshjen e klimës
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka mbajtur të hapur mundësinë e përmbysjes të vendimit të tij për të nxjerrë vendin nga marrëveshja e Parisit për klimën, megjithatë nuk dha ndonjë detaj se çfarë do ta bindë për ta bërë këtë.
Trump është takuar me Presidentin francez Emmanuel Macron, ndërkohë që të dy liderët kërkojnë riformojnë marrëdhënien e tyre. “Diçka mund të ndodh në lidhje me marrëveshjen e Parisit, le të shohim çfarë do të jetë”, tha Donald Trump.
Presidenti ka thënë më parë se dakordësia e arritur në Paris është treguar e butë për vendet më ndotëse në botë si Kina dhe India, duke vënë kështu industrinë amerikane në rrezik. “E respektojë dëshirën për të ruajtur vendet e punës, mendoj se është në përputhje me marrëveshjen e Parisit.
Nuk do të ketë ndryshim të menjëhershëm, por ekziston dëshira e përbashkët për të diskutuar këto çështje”, tha presidenti francez Emmanuel Macron.
Marrëdhënia mes Trump dhe Macron nuk pati nisjen perfekte, por të dy liderët po përpiqen ta përmirësojnë, ndërkohë që Macron synon të rrisë rolin e Francës në çështjet globale ndërsa presidenti i SHBA, tashmë i izoluar mes liderëve botëror, kërkon një mik jashtë vendit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.