Tatuazhet prej ari: Kufiri i ri i sensorëve nën lëkurë që mund të monitorojnë shëndetin tonë në të ardhmen
Është folur tashmë dhe më parë për tatuazhet hi-tech që në të ardhmen mund të monitorojnë shenjat tona jetësore ose të na tregojnë nëse frutat që do të blejmë në supermarket janë të freskëta apo jo. Ajo që përshkruhet në një studim të botuar në Nano Letters është një hap i mëtejshëm drejt një të ardhmeje në të cilën teknologjia dhe mjekësia do të ecin gjithnjë e më afër: sensorë të veshur që do të mbillen nën lëkurë dhe do të mbahen për disa muaj, të cilët reagojnë ndaj pranisë së substancave specifike dhe molekulave duke ndryshuar ngjyrën.
Risia qëndron në përdorimin e nano grimcave të arit, të cilat Katharina Kaefer, shefja e studimit, i përkufizon si “platforma ideale për sensorë të implantueshëm”: ndryshe nga materialet e tjera, në fakt, këto nuk zhbëhen me kalimin e kohës dhe për këtë arsye zgjasin kohëzgjatjen e sensorit , e cila mund të mbetet në trup për disa muaj.
Pajisja, të cilën studiuesit e përshkruajnë si një tatuazh të padukshëm jo shumë më të madh se një monedhë 10 cent dhe më pak se një milimetër i trashë, qëndron nën lëkurë dhe është “ngulitur” nga enët e gjakut dhe qelizat e vogla, të cilat rriten menjëherë pas infiltrimit në lëkurë. Sensori, i veshur me hidroxhel poroz për të parandaluar lëvizjen ose dëmtimin e nano grimcave nga qelizat imune, u testua tek minjtë lakuriq duke dhënë doza të ndryshme të antibiotikut; ndryshimet e ngjyrave në nano-pjesëza u zbuluan duke përdorur një pajisje jo invazive në lëkurë.
“Këta sensorë që vishen mund të mbulohen me receptorë të ndryshëm dhe të monitorojnë praninë e biomarkerëve ose ilaçeve të ndryshëm në të njëjtën kohë”, shpjegojnë studiuesit, duke nënvizuar sesi sensorët e arit të implantueshëm mund të jenë të dobishëm në kërkimin dhe zhvillimin e ilaçeve të reja në të ardhmen, në menaxhimin e sëmundjeve kronike ose në monitorimin e një rruge terapeutike. (Focus)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.