Teknologjia 5G / Britania nuk e lejon Huawei të vendosi infrastrukturën e re
Mbretëria e Bashkuar duket se mund të devijojë nga planet e saj prej presionit të për të shmangur Huawei.
Qendra e Sigurisë Kibernetike e Britanisë, NCSC njoftoi se do të zhvillojë një politik të re mbi rolin e Huawei në rrjetin 5G të MB.
“Pas njoftimit të SHBA për sanksione shtesë kundër Huawei, NCSC po shikon me kujdes çdo ndikim që ata mund të kenë në rrjetet e MB”, tha një zëdhënës i NCSC për BBC.
Sanksionet e reja amerikane të njoftuara në fillim të këtij muaji e bëjnë më të vështirë për prodhuesit e çipave që përdorin pjesë të prodhuara nga SHBA për t’i shitur ato kompanisë Huawei.
Raportet gjithashtu tregojnë se Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po planifikon të njoftojë se do të zvogëlojë praninë e Huawei në rrjetin 5G të Mbretërisë së Bashkuar në zero deri në vitin 2023.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.