Telefonica rritet me 8.7%. E para në bursën e Madridit. Shet aktive prej $9.4 mld te firma amerikane
Aksionet e “Telefonica” janë rritur këtë Javë, pasi grupi spanjoll bëri të ditur se ka rënë dakord të shesë antenat e telefonëve celularë në Europë dhe Amerikën Latine tek firma në SHBA, “American Towers” për 7.7 miliardë euro në para cash.
Njësia Telxius e Telefonica, e zotëruar pjesërisht nga në fond i pronarit të Zara, Amancio Ortega, do të dorëzojë më shumë se 30,000 antena të telefonave celularë në Spanjë, Gjermani, Brazil, Peru, Kili dhe Argjentinë.
“American Towers” do të japë më vonë me qera antenat mbrapsht tek Telefonica, duke e lënë grupin spanjoll me vetëm disa kulla në Britani në pronësi të vetë. Telefonica, që ka hasur vështirësi përballë konkurrencës së ashpër, do të përdorë të ardhurat nga shitja për të shkurtuar borxhin neto në 4.6 miliardë euro, që është grumbulluar gjatë investimeve të mëdha në rrjete.
Kompania ka bërë të ditur se kërkon të dalë nga tregjet jo përfituese si ato në Amerikën Latine. Aksionet u tregtuan në rritje me 8.7%, duke mbiperformuar indeksin e titujve të kapitalit në Madrid.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.