Teleskopi i ri revolucionar do t’ju lejojë të shihni galaktikat e largëta nga oborri i shtëpisë suaj

Vështirësitë e shikimit të yjeve nga qendra e një metropoli të madh siç është New York City, është shumë e vështirë, ndotja e dritës zakonisht maskon aftësinë për të parë diçka përtej disa yjeve të zbehta.
Megjithatë, Unistellar po synon të bëjë të mundur astronominë urbane me eVskopin e ri, një teleskop elektronik i cili aktualisht është thjesht një prototip dhe kompania do të fillojë me shitjen në nëntor të vitit 2018.
Unistellar thotë se instrumenti është 100 herë më i fuqishëm se një teleskop tradicional.
“Ekstrakti Unistellar është kaq i ndjeshëm saqë një astronnom urban mund të vëzhgojë Plutonin drejtpërdrejtë”, tha shkencëtari kryesor i Unistellar.
EVscope përdor një teknologji të re e cila i lejon përdoruesit të shohin aty ku janë drejtuar, kështu që nuk iu duhet të shpenzojnë më orë për këtë procedurë vëcanërisht kur jashtë është shumë ftohtë. Tashmë gjithcka është e integruar në një instrument të vetëm.
“Gjithcka që duhet të bëni është të ta karikoni atë e më pas ta merrni me vete”, tha ai për Travel+Leisure.
“Në vetëm pak minuta, ai e gjen objektivin tuaj.”
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.