Tesla anulon dorëzimet e “Model Y” në Gjermani – Shkak është një defekt i sinjalizuar në këto modele

Tesla ka anuluar dhe shtyrë në kohë dorëzimet e variantit Model y Performance klientëve që e kishin porositur në Gjermani për shkak të defekteve të sinjalizuara në disa automjete.
Pritet që gjatë kësaj java, shoqëria e Elon Musk të konfirmojë anulime dhe shtyrje të reja për të njëjtin model në vende të tjera.
Sipas disa nënpunësve të Tesla në Gjermani, vetëm disa automjete Model Y kanë dhënë defekte, duke shtuar se modelet të cilat kaluan të gjitha kontrollet me sukses iu janë dorëzuar klientëve të tyre.
Defekti në fjalë nuk është konstatuar në automjetet Model Y Long Range dhe as automjetet që prodhohen në Giga Shangai dhe dorëzohen në Gjermani.
Sipas konfirmimeve të vetë kompanisë, Tesla ka riprogramuar pjesën më të madhe të dorëzimeve të anuluara të Model Y Performance për mesin e muajit korrik me disa përjashtime. Dorëzimet e automjeteve të prenotuara kohët e fundit do të shtyhen në fund të vitit në periudhën gusht – nëntor.
Giga Berlin e Tesla, që është hapur ditët e fundit, është ende në proces të rritjes së prodhimit dhe thuhet se ka filluar të prodhojë 1000 automjete në fillim të këtij muaji; Giga Berlin aktualisht prodhon vetëm automjete Model Y.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.