Tesla me modele të reja – Prezanton makinën më të shpejtë në botë që do të prodhohet në masë

Tesla tërhoqi vëmendjen gjatë debutimit të një kamioni elektrik këtë javë, kur një model sportiv doli nga rimorkio. Elon Musk tha se automjeti i ri prej 200,000 dollarësh do të jetë makina më e shpejtë në botë e prodhuar në masë.
Shfaqja i surprizoi spektatorët megjithatë analistët ishin dyshues, duke qenë se kompania po has vështirësi në prodhimin e modeleve që janë më të përballueshëm dhe kritikë për përfitueshmërinë. Në fund të prezantimit të kamionit të ri, u hap rimorkio dhe një model sportiv u shfaq për publikun. Makina e re është një version i përditësuar i modelit të parë në prodhim në masë i Tesla.
Duke kritikuar makinat sportive me benzinë, Musk tha se modeli i ri do të thyejë rekord për makinat elektrike pasi një karikim i vetëm do të zgjasë 1,000 kilometra. Një tjetër veçori rekord thyese e kësaj makine është se do të arrijë një shpejtësi nga 0 në 100 km në orë për 1.9 sekonda dhe do të ketë një maksimum shpejtësie prej 400 km në orë.
1,000 makinat e para do të kushtojnë 250,000 dollarë secila, me modelet e ardhshme që do të nisin nga $200,000. Për kamionin, Musk nuk ofroi çmim, por tha se do të nisë të prodhohet në vitin 2019, ndërsa modeli sportiv një vit më vonë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.