‘Testoni, testoni, testoni’/ Drejtori i OBSH-së ka një mesazh për të çdo qeveri: “Vetëm kështu e mundim virusin”
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjitha vendet të testojnë çdo rast të dyshuar të COVID-19, në një moment ku pjesa tjetër e botës regjistroi më shumë raste dhe vdekje nga pandemia sesa Kina.
“Ju nuk mund të luftoni me një zjarr symbyllur”, u shpreh shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve në Gjenevë, duke thënë se OBSH-ja rekomandoi që vendet “Të Testojnë, Testojnë, Testojnë deri sa të gjendet çdo rast të dyshuar.”
“Në javën e kaluar, ne kemi parë një përshkallëzim të shpejtë të rasteve të COVID-19”, tha ai, duke përshkruar pandeminë si “krizën globale shëndetësore përcaktuese të kohës sonë”.
Më shumë raste dhe vdekje janë raportuar tani në pjesën tjetër të botës sesa në Kinë, ku koronavirusi i ri u shfaq së pari në dhjetor, shtoi ai.
Ai nuk dha numrat më të fundit, por sipas një raporti të AFP bazuar në burime zyrtare, më shumë se 169,710 raste janë regjistruar në 142 vende dhe territore. Numri i të vdekurve ishte 6,640.
Vendet më të prekura për sa i përket vdekjeve janë Kina, me 3,213 vdekje, Italia me 1.809 vdekje, 853 në Iran dhe 297 në Spanjë.
Burimi: https://www.who.int/dg/speeches/detail/who-director-general-s-opening-remarks-at-the-media-briefing-on-covid-19—16-march-2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.