Thellohet rënia e transporteve – 62% më pak pasagjerë nga ajri në shtator dhe 84% më pak nga deti
Të dhënat e shtatorit tregojnë se me përfundimin e sezonit turistik të verës, efekti i pandemisë në sektorin e transportit, është thelluar edhe më tej. Kështu, të dhënat e shtatorit të publikuara nga instat, sa i përket transportit ajror të pasagjerëve, tregojnë se, pasagjerët që kanë udhëtuar me ajër kanë qenë rreth 127 mijë, ose 62.% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në muajin gusht rënia ndërkohë fiksohej në masën 50%.
Thellimi i rënies tregon se sektori është shumë larg rimëkëmbjes. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në nëntëmujorin e vitit 2020 është 1.043.457 pasagjerë duke u ulur me 59,3 %, krahasuar me nëntëmujorin e 2019. Rënien më të madhe ndërkohë e regjistron transporti detar. Gjatë shtatorit nëpërmjet detit kanë udhëtuar vetëm 27 mijë pasagjerëve, nga mbi 170 mijë të shtatorit të vitit të kaluar, në rënie në masën 84%, thonë të dhënat zyrtare të institutit të statistikave. Krahasuar me gushtin, rënia gjatë shtatorit, sa i përket transportit detar është lehtë më e vogël.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.