Transparencë për mbetjet, AKM prezanton databazën me të dhëna për qarqet

Së shpejti edhe vendi ynë do të ketë një informacion të saktë në lidhje me sasinë e mbetjeve të prodhuar, të ricikluara ose të inceneruara. Kjo do të bëhet e mundur në saj të databazës që ka krijuar Agjencia Kombëtare e Mjedisit ku pushteti vendor por edhe gjeneruesi industrial i mbetjeve do të ketë detyrimin ligjor që të raportojë.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka i pranishëm në prezantimin e kësaj databaze, ka shprehur edhe një herë pakënaqësinë që ka ky institucion ndaj disa bashkive që nuk njohin dhe zbatojnë kopetencat që ju jep ligji.
Sipas Ministrit të Mjedisit të gjitha këto të dhëna do të shërbejnë për të bërë transparencë edhe për vlerat monetare që përdoren për transportimin, depozitimin, në përgjithësi për menaxhimin e mbetjeve urbane për çdo bashki. Pa pasur këto të dhëna natyrshëm ngrihen edhe dyshime për vlerat monetare që janë përdoruar nga bashki të ndryshme për menaxhimin e mbetjeve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.