“Tregjet e aksioneve nuk do ndikohen nga zgjedhjet presidenciale” – Analisti tregon skenarët e mundshëm

Ndërsa shumë analistë të tregut mendojnë se një fitore e Biden, ose një “spastrim blu” në zgjedhjet e ardhshme Presidenciale, do të ishte negative për aksionet dhe do të ushtronte presion në treg, Marko Kolanovic i JPMorgan nuk është kaq i sigurt.
Në një shënim të enjten, Kolanoviç tha se pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, pasoja do të jetë një katalizator pozitiv i tregut. Përfundimi i zgjedhjeve do të heqë një rrezik të konsiderueshëm të pasigurisë që aktualisht varet në mendjen e investitorëve.
Bursa e aksioneve duhet të lëvizë edhe më lart nëse Biden fiton zgjedhjet, por Kongresi është i ndarë, pasi do të ishte e vështirë për Biden të kalonte politikat e propozuara të reformës së taksave.
Gjithsesi, skenarët negativ ekzistojnë gjithmonë dhe zhvillimet e pakontrolluara pas zgjedhjeve mund të bëjnë që aksionet të lëvizin më poshtë, vuri në dukje Kolanoviç.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.