Tregtia në Gjermani, importet rritjen ndjeshëm. Reflektojnë kërkesën e fortë
Importet gjermane u rritën sipër pritshmërive në muajin Janar, duke kaluar të dhënat gjithashtu pozitive të eksporteve, gjë që tregon se ekonomia më e madhe e Europës e ka nisur vitin në performancë të fortë.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, suficiti i llogarisë korrente ra ndjeshëm për muajin, duke treguar se kërkesa e brendshme bë vend po ribalancon një ekonomi të nxitur tradicionalisht nga tregtia e jashtme. Importet u rritën me 3%, ndërsa eksportet me 2.7% duke kaluar pritshmëritë e analistëve.
Suficiti tregtar arriti në 18.5 miliardë euro nga 18.3 mld që ishe në Dhjetor dhe sipër pritshmërive për një tkurrje në 18 miliardë. Suficiti i llogarisë korrente u tkurr ndjeshëm në 12.8 miliardë euro krahasuar me 24.8 miliardë euro që ishin të dhënat e rishikuara për Dhjetorin.
Për të gjithë vitin 2016, suficiti tregtar i ekonomisë më të madhe të Europës shënoi një nivel rekord të lartë prej 252.9 miliardë euro. Komisioni Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë bërë thirrje zyrtarëve në Gjermani që të përfitojnë nga kostot e ulëta të huamarrjes për të rritur investimet, duke reduktuar kështu suficitet gjigante tregtare dhe të llogarisë korrente.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.