Tregu i aksioneve mund të shkojë në humnerë – Shkak ‘deglobalizimi’ që po nis pandemia

Tregu i aksioneve mund të jetë drejt një humnere “dekade të humbur” për investitorët, pasi globalizimi “tashmë ka arritur kulmin,” tha Ray Dalio’s Bridgewater Associates në një shënim, raportuar nga Bloomberg.
Bridgewater, fondi më i madh (hedge fund) në botë, tha se tendenca disavjeçare e fitimeve të mëdha të korporatave mund të përmbysej, shtyrë edhe nga pandemia COVID-19.
“Globalizimi, ndoshta shtytësi më i madh i përfitimit të botës së zhvilluar gjatë dekadave të fundit, tashmë ka arritur kulmin,” tha firma, sipas Bloomberg. “Tani konflikti amerikan me Kinën dhe pandemia po përshpejtojnë më tej lëvizjet e kompanive për të rigjetur dhe kopjuar zinxhirët e furnizimit, me një fokus në qëndrueshmëri dhe jo në optimizmin e kostove.”
Duket se pandemia ka nisur procesin që shumë ekspertë po e konsiderojnë si ‘çglobalizim’ ose ‘nacionalizim’, që do të thotë rikthimi i zinxhirëve prodhues në tregjet e tyre të brendshme, duke ulur kështu varësinë nga tregjet e huaja.
D.B – SCAN
Burimi: Bloomberg
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.