Tregu i punës në Britani – Vazhdon të fuqizohet. Papunësia në nivelin më të ulët në 45 vite!
Punësimi në Britani u rrit papritmas në tre muajt përpara afatit të Brexit më 31 Tetor, ndërkohë që tregu i punës po fuqizohet. Numri i personave të punësuar u rrit me 24,000 në 32.8 milionë në periudhën Gusht-Tetor, duke thyer projeksionet për një rënie me 10,000. Norma e punësimit shënoi një nivel rekord të lartë prej 76.2%, ndërsa norma e papunësisë ra në nivelin më të ulët që prej vitit 1975, prej 3.8%. Rritja e vendeve të punës u nxit nga punëtorët e vetëpunësuar dhe stafi me kohë të plotë, ndërkohë që numri i punëtorëve me kohë të pjesshme pësoi rënie.
Tregu i punës në Britani ka qëndruar i fortë pavarësisht se ekonomia është ngadalësuar pas referendumit të 2016. Kjo vjen si pasojë e punëdhënësve, që nuk kanë siguri mbi pasojat e Brexit dhe kanë punësuar staf që mund të pushohet lehtësisht, në vend që të investojnë në pajisje afat-gjatë. Kryeministri Boris Johnson uli pak pasiguritë mbi ekonominë duke fituar një shumicë bindëse në zgjedhjet kombëtare dhe duke i dhënë fund dyshimeve mbi daljen apo jo nga Bashkimi Europian. Zyra kombëtare e Statistikave bëri të ditur se të ardhurat mesatare u rritën me një normë vjetore prej 3.2%, që është më e ulëta në më shumë se 1 vit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.