Tregu i makinave në Europë – Shitje rekord gjatë Janarit, dominojnë modelet SUV
Tregu i makinave në Europë e ka nisur vitin me një rritje prej 6.8% të shitjeve në Janar, duke vazhduar performancën e fortë të vitit 2017, ndërkohë që ekonomia e rajonit po zgjerohet. Regjistrimet për muajin u rritën në 1.29 milionë automjete, raporton Shoqata Europiane e Prodhuesve të Makinave në Bruksel. Thujase të gjithë kompanitë treguan rritje, me Volkswagen që ishte në krye.
Konsumatorët europianë po i drejtohen gjithnjë e më shumë modeleve SUV, që janë preferuar prej kohësh në Amerikën e Veriut. Rritja me 8.7% e shitjeve të VW, u nxit nga marka Çeke Skoda, që i’a atribuoi suksesin modeleve të reja Kodiaq dhe Karoq, që nisën shitjen në gjysmën e dytë të 2017-ës. Marka Jeep e Fiat Chrysler ka patur rritje të shitjeve me thuajse 70%, që dërgohen në këtë treg për shkak se nuk prodhohen në Europë.
Kompania italiano-amerikane planifikon zgjerimin global të markës, në përpjekje për të nxitur fitmet në 5 vitet e ardhshme. Fuqizimi i ekonomisë Europiane po nxit shitjet. Të dhënat treguan për shitjet më të forta për muajin Janar në Europën Perëndimore që prej recesionit global.
Dy prej tregjeve kryesorë në Europë kryesuan shitjet. Gjermania pati rritje me 12%, ndërsa Spanja me 20%. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkesa është tkurrur që prej referendumit në 2016-ën, pati rënie në shitje me 6.3%.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.