Turqia dhe dilema e saj: Me Perëndimin apo me Rusinë?
Që nga grushti i shtetit në korrik të 2016, Turqia është bërë më skeptike ndaj SHBA dhe perëndimit në përgjithësi, që strehon të akuzuarit e Turqisë për organizimin e grushtit të shtetit. Ky mendim ka krijuar konceptimin se Ankaraja duhet të mbajë një pozicion më të pavarur ndaj perëndimit, pavarësisht anëtarësimit të saj në NATO. I gjithë ky ridimensionim i politikës turke, ka krijuar marrëdhënie më të afërta me Rusinë, një armik të hershëm të perëndimit.
Por konflikti i përshkallëzuar në Idlib, ku Turqia po kërkon të mbrojë zonën e saj të ndikimit kundër përparimit të ushtrisë siriane të mbështetur nga Rusia, e ka vendosur saktësinë e këtij vizioni në prova të ashpra.
Përplasja e vështirë me realitetin erdhi me një humbje tronditëse të 34 ushtarëve turq në një sulm të përbashkët nga një skuadron sirian dhe rus. Reagimi i Ankarasë ka qenë kërkimi i solidaritetit politik të aleatëve të saj në NATO.
Por edhe përtej kontekstit politik, lufta për Idlib ka demonstruar në shumë mënyra të tjera përfitimet që Turqia ka nga anëtarësimi në NATO. Suksesi i kundërveprimit nga forcat turke pas sulmeve ajrore kundër trupave të saj është i lidhur ngushtë me një sjellje ushtarake të lejuar nga NATO dhe pjesëmarrjen e Ankarasë në ekosistemin mbrojtës Euro-Atlantik.
Një shembull kryesor është mënyra se si ushtria turke ka kapitalizuar në asetet e luftës kundër njësive të ushtrisë siriane.
Ky nivel i ndërveprimit, i shoqëruar me aftësinë për të përfituar plotësisht nga tiparet e rrjetit-qendër të aseteve të NATO-s, i ka dhënë ushtrisë turke një avantazh të qartë ndaj forcave rivale në veriperëndim të Sirisë. Avantazhi i fushës së betejës së Turqisë madje shtrihet kundër sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore të Sirisë, furnizuar nga Rusia.
Qëllimet turke dhe ruse në Idlib janë të papërputhshme. Moska dëshiron t’ia dorëzojë kontrollin e territorit regjimit sirian; Ankaraja dëshiron të ruajë praninë e saj atje, për të parandaluar përkeqësimin e një katastrofe humanitare, por edhe si një nxitje për negociatat eventuale mbi një zgjidhje politike në Siri.
E ardhmja e Idlib do të formohet nga këto mosmarrëveshje të vazhdueshme, dhe mosmarrëveshja Turqi-Rusi do të mbetet e prirur për konflikte të reja.
Si rezultat, krijuesit e politikave turke mund të detyrohen të rishikojnë pozicionin e tyre për zgjerimin e shpejtë të bashkëpunimit ushtarak të Turqisë me Rusinë. Me rëndësi kyçe do të jetë fati i S-400. Është e vështirë të imagjinohet që Ankaraja do ta funksionalizonte plotësisht këtë sistem, duke shkaktuar sanksione amerikane, në një kohë kur marrëdhëniet me Rusinë kanë hyrë në një fazë konflikti, të paktën mbi Sirinë. Kështu, mbetet për t’u parë nëse Turqia do të ridimensionojë politikën e saj në një qasje më pro-perëndimore.
DOSTI BANUSHI – SCAN
BURIMI: BLOOMBERG
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.