Udhëheqësja e larguar e opozitës bjelloruse i drejtohet Këshillit të Sigurimit të KB

Kreu i opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të Premten, tha zëdhënësi i saj në një deklaratë.
Ajo do të flasë me një lidhje video me ftesë të Estonisë, e cila aktualisht është një anëtare jo e përhershme e trupit, tha një anëtar i ekipit të saj për Reuters.
Tsikhanouskaya ishte një kandidate presidenciale në zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi të cilat mbështetësit e saj thonë se ajo i fitoi.
Ajo iku në Lituani pas zgjedhjeve të cilat Presidenti Aleksandër Lukashenko deklaroi se ai kishte fituar me një diferencë të gjerë, duke shkaktuar protesta të mëdha në Bjellorusi. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.