Ukraina në nevojë urgjente – Ministri i jashtëm me kërkesë drejtuar NATO-s: “Armë, armë dhe armë”

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takua me G7 dhe anëtarët e NATO-s të enjten në një përpjekje për të mbledhur më shumë mbështetje për luftën e vendit të tij kundër Rusisë.
“Unë erdha këtu sot për të diskutuar tre gjërat më të rëndësishme: armët, armët dhe armët. Nevojat urgjente të Ukrainës, qëndrueshmëria e furnizimeve dhe zgjidhjet afatgjata të cilat do ta ndihmojnë Ukrainën të mbizotërojë”, shkroi ai në një postim në Twitter.
Kuleba kërkoi posaçërisht aeroplanë, raketa, automjete të blinduara dhe sisteme të rënda të mbrojtjes ajrore. Takimi erdhi pasi Rusia intensifikon sulmet e saj në lindje dhe jug të Ukrainës pas tërheqjes nga zonat përreth kryeqytetit Kiev.
Takimi në Bruksel erdhi një ditë pasi SHBA njoftoi ndëshkime të reja ndaj Rusisë që përfshinin ndalimin e të gjitha investimeve të reja në vend dhe sanksione ndaj vajzave të presidentit Vladimir Putin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.