Ukraina plotëson pyetësorin për anëtarësimin në BE!
Ukraina ka plotësuar një pyetësor i cili do të formojë një pikënisje për Bashkimin Europian për të vendosur për anëtarësimin e Kievit, tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ia dorëzoi pyetësorin Zelenskiy gjatë vizitës së saj në Kiev më 8 prill, duke u zotuar për një fillim më të shpejtë të ofertës së Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së pas pushtimit rus të vendit. Lexo më shumë
“Sot, mund të them se dokumenti është kompletuar nga pala ukrainase,” i tha Zhovkva transmetuesit publik ukrainas të dielën në mbrëmje. Komisioni Europian do të duhet të nxjerrë një rekomandim për përputhjen e Ukrainës me kriteret e nevojshme të anëtarësimit, shtoi ai. “Ne presim që rekomandimi … të jetë pozitiv dhe atëherë topi do të jetë në anën e vendeve anëtare të BE.”
Zhovkva shtoi se Ukraina pret të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në qershor gjatë një takimi të planifikuar të takimit të Këshillit Europian. Këshilli Europian do të takohet në datat 23-24 qershor, sipas planit të Këshillit në faqen e tij të internetit.
“Më pas, do të na duhet të fillojmë bisedimet e pranimit. Dhe pasi t’i zhvillojmë ato bisedime, ne mund të flasim tashmë për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE,” tha Zhovkva. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.