Vaksina e Valneva, rezultate pozitive – Faza e 3-të, e suksesshme. E krahason me AstraZeneca dhe jo placebo
Valneva raportoi rezultate pozitive për provat e fazës së 3-të për kandidatin e vaksinës së Covid-19, çka përbën një nxitje për kompaninë franceze të Bioteknologjisë, pasi britania anuloi një marrëveshje gjigante për të blerë injeksionin. Valneva tha se prova e fundit, që u zhvillua ndaj 4,012 pjesëmarrësve në moshë 18 vjeç e sipër në 26 qëndra në Britani, tregoi se vaksina nxit një reagim më të fortë imunitar dhe me më pak efekte anësore se vaksina e AstraZeneca. Valneva është ndër disa zhvillues të vaksinave që testojnë injeksionin e tyre kundër një vaksine që është miratuar nga rregullatorët, dhe jo përmes një placebo.
“Këto rezultate konfirmojnë avantazhet e lidhura me vaksinat me version të paaktivizuar të virusit”- tha ekzekutivi i valneva, Thomas Lingelbach, që shtoi se kompania beson se do bëjë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Valneva theksoi se po përgatitet për provat tek fëmijët në moshë 5-12 vjeç dhe për njerëzit që kanë nevojë të një doze nxitëse. Aksionet e kompanisë ranë këtë muaj, pasi Britania anuloi një kontrat për rreth 100 milionë doza të vaksinës së Valneva, pjesërisht prej shqetësimeve mbi kohën e miratimit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.