‘Vaksinimi i operatorëve turistikë përfundon brenda majit’ – Manastirliu: Do të hapim 28 qendra shëndetësore në zonat bregdetare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se vaksinimi i operatorëve turistikë do të përfundojë brenda majit.
“Do të hapim 28 qendra shëndetësore verore përgjatë zonave turistike”, është shprehur ministrja.
Sipas informacionit të publikuar Manastirliu ka konfirmuar se dezinfektimi do të kryhet në të gjithë vijën bregdetare dhe zonat e nxehta të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.
Gjithashtu sipas njoftimit në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinfektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.