Shembet harku i Darvinit – Leonardo DiCaprio dhuron 43 milion dollarë për arkipelagun
Peizazhi ka “ndryshuar brutalisht”. Media ekuadoriane përshkruan katastrofën natyrore që ka prishur Galapagos në këtë mënyrë: Harku i Darvinit, një formacion shkëmbor midis vendeve më të mira të zhytjes në botë, është shembur, që besohet të jetë për shkak të erozionit.
Gara për dhurime tashmë ka filluar dhe Leonardo DiCaprio, ylli i Hollivudit dhe i mbrojtjes sw mjedisit, do të ofrojë mbi 40 milion dollarë për të mbrojtur biodiversitetin e të gjithë arkipelagut, një parajsë e natyrës së paprishur.
Harku i Darvinit ndodhet në veri të Galapagos, më pak se një kilometër nga ishulli me të njëjtin emër: një vullkan i shuar që do të ishte formuar në fund të Oqeanit Paqësor nga 400,000 në 1,6 milion vjet më parë. Të dy vendet ia detyrojnë emrin e tyre natyralistit anglez, i cili konceptoi teorinë e tij të evolucionit, gjithashtu duke admiruar veçantinë e florës dhe faunës së arkipelagut.
Biodiversiteti që karakterizon Galapagos, një vend i trashëgimisë Unesco në mes të Paqësorit, 900 km nga Ekuadori, tërheq vizitorë nga e gjithë bota çdo vit. Sidoqoftë, ndikimi njerëzor i eko-turizmit ka një kosto, e cila ka të ngjarë të jetë e lartë. Aq shumë sa që këtë vit një grup shkencëtarësh të ruajtjes nxituan të krijonin shoqatën ‘Re: wild’, së bashku me Parkun Kombëtar Galapagos dhe komunitetet lokale. Qëllimi është të mbrohen speciet e rrezikuara duke rindërtuar ekosistemin.
Midis themeluesve të ‘Re: wild’ është edhe Leonardo DiCaprio, i cili ka premtuar 43 milion dollarë për të financuar projektin, i cili përfshin ndër të tjera mbrojtjen e ishullit Floreana, i cili është shtëpia e 54 specieve të rrezikuara, përfshirë iguanën rozë . Dhe rifutja e 13 specieve tashmë të zhdukura në nivel lokal, siç është mëllenja ‘tallëse’, e njohur për aftësinë e saj për të imituar këngën e zogjve të tjerë. E para e përshkruar nga vetë Darvini. (ANSA)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.