Valutat e huaja fitojnë mbi 1 pikë gjatë natës. Sa këmbehen sot Euro, Paundi, Dollari dhe Franga?

Kjo e mërkurë ka shënuar një rritje të përgjithshme të valutave të huaja me mbi 1 pikë pothuajse të gjitha. Kështu monedha europiane ka fituar 1.1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 125.5 lekë dhe duke u shitur me 127.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan është rritur me 0.7 pikë nga dita e martë duke u blerë ditën e sotme me 115.5 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar një rritje prej 1.5 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë të mërkurë me 140.5 lekë dhe duke u shitur me 144.5 lekë.
Sipas tregut valutor vendas Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje të vlerës prej 0.9 pikë duke u blerë me 117.5 lekë dhe duke u shitur me 120.5 lekë krahasuar me dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.