Vatikani “investigon” Instagrami-in / Papa i ka dhënë ‘like’ fotos së modeles braziliane pa dijenin e tij apo stafit

Vatikani tha se po kërkonte shpjegime nga Instagram pasi llogaria zyrtare e Papa Françeskut pëlqeu një foto të një modele braziliane.
Është e paqartë kur fotografia e Natalia Garibotto mori miratim nga llogaria e verifikuar e papës, dhe si fotoja e saj mori ‘like’, sipas Agjencisë Katolike të Lajmeve (CNA).
Garibotto, e cila ka 2.4 milion ndjekës në Instagram, raportohet të ketë bërë shaka duke thënë: “Të paktën do shkoj në parajsë”.
Duke cituar burime pranë zyrës së shtypit të Vatikanit, CNA tha se ishte duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar se si u pëlqye fotografia. Një ekip menaxhon llogaritë e ndryshme të mediave sociale të papës.
Papa Françesku është jashtëzakonisht i popullarizuar në të gjitha mediat sociale, me llogarinë e tij zyrtare në Instagram, e cila operon nën emrin e përdoruesit ‘franciscus’, duke tërhequr 7.4 milion ndjekës. Llogaria nuk ndjek asnjë llogari tjetër.
Në Twitter, papa ndiqet nga 18.8 milion individë. Në vitin 2017, ai ishte udhëheqësi më i njohur botëror në platformën e mediave sociale.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.