Vazhdojnë protestat në Hong Kong – Kërkohet dorëheqja e ekzekutives, prej planit të ekstradimeve
Protestuesit në Hong Kong kanë marshuar ditën e Diel, për të kërkuar dorëheqjen e zyrtares më të lartë në vend, 1 ditë pasi ajo pezulloi, por nuk tërhoqi ligjin e ekstradimeve në Kinë. Njerëzit kërkonin dorëheqjen e shefes ekzekutive Carrie Lam dhe kritikonin propozimin e ekstradimit si dhe dhunën e policisë. Ajo premtoi se do të ndryshonte ligjin e Hong Kongut, që të lejojë ekstradimet në vende që nuk kanë marrëveshje të tilla, përfshirë Kinën. Megjithatë, duke përmendur përplasjen dhunshme me policinë ditën e Mërkurë dhe ndasitë në shoqëri në lidhje me planin.
Ajo lajmëroi këtë fundjavë se do të pezullojë ligjin. Shumë njerëz në qendrën financiare dhe tregtare prej 7.4 milionë banorë, e kundërshtuan planin pasi shqetësoheshin se liria dhe sistemi ligjor, që janë trashëgimi e historisë së territorit si koloni britanike, do të cenoheshin nga lidhjet më të afërta ligjore me Kinën. Hong Kongut i’u garantua kontroll i lartë i çështjeve të veta për të paktën 50 vite, sipas marrëveshjes “një vend, dy sisteme”, të rënë dakord kur Britania dorëzoi sovranitetin ndaj Kinës më 1 Korrik 1997. Megjithatë, ka pasur shqetësime në vend prej rritjes së influencës kineze që prej atëherë.
Grupet e jashtme të biznesit dhe qeveritë, përfshirë SHBA, e kundërshtojnë gjithashtu planin e ekstradimeve, duke theksuar se cenimi i sistemit ligjor të Hong Kongut, do ta bënte një vend më pak tërheqës për bankat dhe kompanitë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.