Vazhdon rritja e infeksioneve me Covid-19. SHBA prek rekord të ri, 63 mijë raste në një ditë
Numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm edhe gjatë fundjavës, pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mori raporte për 15,581,009 infeksione të konfirmuara COVID-19 dhe 635.173 vdekje ditën e Shtunë. Shtetet e Bashkuara janë shteti i goditur më fortë, me rastet më të larta konfirmuara të COVID-19 dhe vdekjeve në botë.
Numri i rasteve aktive të COVID-19 në vend tejkaloi 4.15 milion për të arritur në 4,154,361 sipas Qendrës për Shkencë dhe Inxhinieri të Sistemeve (CSSE) në Universitetin Johns Hopkins. Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sëmundja u rrit në 146.143. Kishte 63,299 raste të reja të konfirmuara COVID-19 dhe 1,080 vdekje të reja brenda 24 orëve të kaluara. Një numër në rritje i shteteve amerikane kanë raportuar rekord të përditshëm të infeksioneve COVID-19 dhe bizneset po kufizohen përsëri dhe papunësia po rritet.
Roel Kërkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.