Vende vakante në “Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara” – Pozicionet, kriteret dhe afati i fundit për aplikim

Ministria e Brendshme ka shpallur sot hapjen e aplikimeve për vende të lira pune në “Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara”, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e kësaj strukture të re.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, struktura e re do të ketë 5 nivele punonjësish, duke nisur nga pozicioni Specialist e deri te Drejtor i Përgjithshëm. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes një kërkese me shkrim drejtuar Ministrisë së Brendshme deri në datën 2 Mars 2018. Po ashtu, krahas kërkesës, të interesuarit duhet të dorëzojnë bashkangjitur edhe disa dokumenta përkatëse, të cilat përfshijnë:
“Jetëshkrimin (CV)
Fotokopje të diplomës
Fotokopje të librezës së punës
Çdo dokumentacion që vërteton ekepserienca të tjera punësimi brenda ose jashtë vendit, të lëshuar nga punëdhënësi”
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë edhe një sërë kriteresh, të cilat vijojnë si më poshtë:
“Diplomë në Shkenca Ekonomike/ Juridike
Të përmbushë kriteret e përgjithshme të punësimit në Administratën Publike
Të mos jetë përjashtuar nga Administrata Publike me masë disiplinore
Të ketë përvojë pune në Administratë Publike
Përvoja në prokurime përbën përparësi për kandidatët”
Sa i takon eksperiencave të punës, lidhur me pozicionet:
“Drejtor i Përgjithshëm: Të ketë jo më pak se 10 vite punë eksperiencë në Administratën Publike, 3 në nivel drejtues;
Drejtor Drejtorie: Të ketë jo më pak se 7 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 2 në nivel drejtues;
Përgjegjës Sektori: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;
Koordinator: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;
Specialist: Të ketë jo më pak se 1 vit punë në Administratë Publike.”
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë shprehjet e interesit si dhe dokumentet shoqëruese në adresën elektronike ose postare të Ministrisë së Brendshme.
Për më shumë informacione klikoni këtu:
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.