Vendoset në punë për herë të parë autobusi pa shofer – New York teston teknologjinë
Autobusi i parë pa shofer, me sensorë të teknologjisë së lartë, është prezantuar në Nju Jork në Times Square. Ai nuk ka madje as timon dhe prodhohet nga kompania “Coast Autonomous”, një hyrje e re në tregun e makinave pa drejtues.
Ai mund të lëvizë në të dyja drejtimet, ndërsa krahas sediljes së shoferit i mungojnë edhe sediljet e pasagjerëve. Në vend të tyre, është një rreth me sedilje pranë dritareve, me një hapësirë të vogël për dyert.
“Jemi duke shfaqur makinat pa shofer në mjetet me shpejtësi të madhe. Ky autobus është plotësisht i padëmshëm për këmbësorët. Ne kemi punuar fort në përshtatjen e shpejtësisë së tij. Ka shumë lëvizje dhe kemi nevojë për lehtësi në trafik. Mendojmë se makinat me shpejtësi mesatare do të përshtaten shpejt në këtë trafik. Ky autobus është i dizajnuar për aeroporte, kampuse të shkollave, parqe ose qendra periferike të qytetit”, ka thënë Rick Baker, këshilltar i lartë i zhvillimit urban në qytetin amerikan.
Në të ardhmen ai do të mund të transportojë personat në itinerare të paracaktuara, me shpejtësi deri në 32 km/h.
Edhe pse kompania është vetëm 1-vjeçare, janë dashur 15 vjet për ta vënë në punë këtë teknologji autobusash që mban rreth 20 persona.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.