Vendparkimet publike që do të lirohen për Ditën e Verës – “Tirana Parking”: Merrni masa për lëvizjen e automjeteve
Të gjithë qytetarët, përdorues të vendparkimeve publike duhet të lirojnë këto të fundit për shkak të organizimeve të Bashkisë Tiranë në kuadër të Ditës së Verës.
Përmes një njoftimi të Agjencisë “Tirana Parking”, nga dita e mërkurë në orën 00:00 deri ditën e enjte, ora 00:00 duhet që të lirohen vendparkimet publike përkatësisht në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Pjetër Bogdani” dhe “Brigada VIII”.
Sipas njoftimit, automjetet do të spostohen me karotrec në rast se nuk merrni masa për t’i lëvizur ato.
Gjatë ditës së nesërme Bashkia e Tiranës do të kufizojë gjithashtu edhe qarkullimin e automjeteve në disa segmente rrugore.
SCAN
Dita e Verës, ja segmentet që do të bllokohen – Si do të bëhet qarkullimi
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.