Venecia përpiqet “të ruajë traditën” – Ndalon hapjen e kioskave të reja që shesin ushqim të shpejtë për tre vitet e ardhshme

Në një përpjekje për “të ruajtur traditën” e qytetit romantik të Venecias, autoritetet lokale kanë ndaluar hapjen e kioskave të reja dhe dyqanet që ofrojnë ushqim të shpejtë në dorë.
Kjo është një përpjekje për të zvogëluar numrin e turistëve që konsumojnë ushqime te dera e kishës, poshtë ndonjë ure apo pranë kanalit i cili supozohet të jetë vetëm për shëtitje romantike.
Janë pikërisht turistët me ushqime në dorë të cilët i prishin komplet imazhin asaj që duhet të jetë një nga qytetet më romantike e të rafinuara në botë.
“Problemi është se me një qytet turistik si i yni, ekziston rreziku i humbjes së identitetit të tij. Ka produkte vendore që ne duhet të përpiqemi të promovojmë, kjo do të ishte më mirë për frymën e qytetit dhe në një mjedis do të ishte më i qëndrueshëm “, shprehet Paola Mar, shefja e turizmit për qytetin.
Mar tha se kishte plane për zhvillimin e disa zonave specifike në të cilat do të pengohen vizitorët që të konsumojnë ushqim të gatshëm.
Rregullorja e re për ndalimin e të gjitha shitoreve të reja me ushqim u miratua nga Luigi Brugnaro, kryebashkiaku I Venecias ditën e mërkurë.
Venecia ka luftuar për vite më radhë që të ruajë pikërisht atë për të cilën është bërë e njohur dhe turistët të cilët enden me ushqime në duar jo vetëm që dëmtojnë ambientin por i japin dhe një pamje jo të këndshme qytetit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.