Vetëm 13 përqind e patentave të shpikjeve në të gjithë botën përbëhen nga femrat
Është e thjeshtë të renditni disa nga sendet e përditshme të shpikura dhe patentuar nga femrat, lavastovilja, pastruesit e xhamit, lojërat Monopol, por bota ende nuk po arrin të shfrytëzojë plotësisht idetë inovative të femrave.
Shpikjet e grave përbëjnë rreth 13% të aplikacioneve për patentë globalisht, sipas studimit, nga Zyra e Pronës Intelektuale në Mbretërinë e Bashkuar ku është një shpikëse femër për çdo shtatë meshkuj.
Sipas studiuesve kjo ndodh sepse më shumë se dy të tretat e të gjitha patentave vijnë nga ekipe të gjinisë mashkullore ose nga shpikës individualë meshkuj dhe vetëm 6% nga shpikëse individuale femra.
Gjithashtu në një studim në SHBA edhe kur femrat aplikojnë për patenta, mund të kenë më pak të ngjarë që të pranohen. Femrat mund të kenë më pak gjasa sesa meshkujt të mendojnë për komercializimin e shpikjeve të tyre.
Bioteknologjia dhe farmaceutika janë fushat ku femrat kanë më shumë patenta të regjistruara.
Gjinia e personit nuk përmendet në patentë por kërkuesit e kanë gjetur informacionin duke kërkuar nga zyrat e lindjes deri edhe në rrjetet sociale.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.