Vijojnë shifrat e larta të COVID-19 në 24 orët e fundit. Ndërrojnë jetë katër persona
Shqipëria vijon të ketë shifra të larta të të infektuarve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 297 raste të reja nga 1375 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.
Ndërkohë që 4 qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me virusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 462. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.