Vjeshtë në Itali – Destinacionet italiane që nuk duhet t’i humbisni
Nëse dëshironi të kaloni pushime të bukura, ekzotike dhe me shumë argëtim atëherë duhet ti drejtoheni vendit tonë fqinj “Italisë”. Përveç qyteteve “super-moderne”, Italia ka vende që janë vërtet të këndshme, të thjeshta dhe tradicionale.
Nëse jeni aventurier dhe dëshironi të eksploroni anë të ndryshme të Italisë ne do të ju sugjerojmë disa qytete “simpatike” dhe tepër mahnitëse.
- Burano
Në lagunën veneciane të Italinë veriore, gjenden katër ishuj të lidhur nëpërmjet urave dhe njëri prej tyre është ishulli Burano. Në këtë ishull të vogël gjendet një qytet i bukur simpatik që mban po të njëjtin emër si ishulli. Ky qytet i mrekullueshëm i vogël është plot me shtëpi shumëngjyrëshe dhe trotuare mahnitëse. Kur jeni në Burano fotot tuaja turistike do të duken njësoj si kartolinë.
- Alberobello
Në Italinë jugore, qyteti i Alberobellos ndodhet në Qytetin Metropolitan të Barit. Me një arkitekturë krejtësisht të veçantë ky qytet i vogël është i njohur në mbarë botën. Qyteti u ndërtua në shekullin e 16 nga fermerët lokalë. Në ditët e sotme me 11000 banorë, ai mirëpret një numër të madh turistësh çdo vit. Nëse planifikoni të vizitoni këtë qytet të vogël simpatik çmimi mesatar i hotelit për një natë është 80 $.
- Cinque Terre
E vendosur në buzë të bregdetit të Rivierës Italiane, Cinque Terre është një kombinim i një fshati shumë bregdetar. Ky vend i mrekullueshëm është quajtur si një trashëgimi botërore e UNESCO-s që nga viti 1997. Cinque Terre, e cila ndodhet në rajonin e Ligurisë, do t’ju ofrojë pamje të mrekullueshme të detit si dhe një pamje të përsosur të shtëpive shumëngjyrëshe të cilat janë të ndërtuara në shkëmb. Ky vend duket si një përrallë.
- Positano
Positano është më shumë një fshat sesa një qytet. Ky fshat i vogël simpatik ndodhet në anën e shkëmbore të bregut jugor në “Amalfi” të Italisë. Ky vend një ndër destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë bota për të kaluar pushimet verore. Arkitektura e bukur e gjallë e bën këtë fshat të veçantë dhe interesant, madje e bën këtë vend të vogël një nga vendet më të bukura të Italisë për pushime.
- Portofino
Fshati i Portofinos është një fshat peshkimi në bregun Italian. Arkitektura me ngjyrë “pastel” e bën këtë fshat të vogël kaq të veçantë dhe të ndryshëm në krahasim me çdo fshat peshkimi në të gjithë botën. Në krye të këtij fshati gjendet një kështjellë e ndërtuar në shekullin e 16-të ‘Castello Brown’.
- Firence
Në Itali jo vetëm qytetet e vogla janë të këndshme për tu vizituar, por edhe qytetet e mëdha kanë shpirtin dhe hijeshinë e tyre. Firence kryeqyteti i rajonit të Toskanës është në të vërtetë vendlindja e “Rilindjes” dhe një shtëpi për një pjesë të madhe të artit që më vonë u shndërruan në një kryevepra të njohura ndërkombëtarisht. Ka shumë gjëra që mund të shijoni gjatë kohës që jeni duke vizituar vendlindjen e Dante Alighierit,si për shembull: Lumin Arno, Katedralja e Firences, Ponte Vecchio, Palazzo Pitti si dhe shumë atraksione të tjera.
- Roma
Roma e bukur, kryeqyteti i Italisë dhe shtëpia e qytetit të shenjtë të “Vatikanit”. Ky qytet është shumë simpatik dhe tërheq çdo vit miliarda turistë. Në Romë ju duhet të vizitoni Colosseum, Pantheon, Shatërvanin Trevi, Piazza Navona, Bazilika e Shën Pjetrit dhe shumë vende të tjera. Në Romë me siguri do të krijoni kujtime madhështore dhe ashtu si çdo turist i cili e ka vizituar të paktën njëherë do të dëshironi të riktheheni përsëri.
- Procida
Procida është një qytet i cili ndodhet në ishullin me po të njëjtin emër. Vendosur në brigjet e Napolit në jug të Italisë, ky qytet do t’ju shkrijë zemrën me arkitekturën e tij të bukur. Ndërkohë që vizitoni këtë qytet ju mund të shijoni shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe rrugicat Italiane.
- Venecia
Një nga qytetet më të bukura në mbarë botën është sigurisht Venecia e bukur dhe romantike. Ky qytet i mrekullueshëm ujor është i njohur në mbarë botën për anijet e vogla të njohura si “gondola”. Ky vend është i përsosur për të kaluar pushimet në çift, madje është ndër destinacionet e preferuara për të kaluar muajin e mjaltit.
- Como
Como është një qytet shumë i bukur i cili do t’ju lërë pa fjalë. Ndërsa shëtisni Ju mund të shijoni gjelbërimin, pamjet e bukura të liqenit si dhe perëndimin e diellit ndërsa shëtisni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.