Xi Jinping: Një botë e re! / Kina feston 100-vjetorin e Partisë Komuniste
Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëroi se fuqitë e huaja që përpiqen të bullizojnë vendin do t’u përplaset koka. Ai mirëpriti një “botë të re” të krijuar nga populli i tij, ndërkohë që Partia Komuniste shënoi 100 vjetorin e themelimit. Festimet nisën me fluturime të avionëve luftarakë dhe helikopterëve të mbikëqyrur nga liderët e kombit, të ulur në pjesën jugore të Qytetit të Humbur. Një kor me 3000 persona kënduan 7 këngë socialiste gjatë eventit. Në një fjalim 1 orë të gjatë nga sheshi Tiananmen, Xi Jinping premtoi se do fuqizojë ushtrinë e Kinës, premtoi ribashkimin e Tajvanit dhe tha se stabiliteti social do të sigurohet në Hong Kong, ndërsa mbrohet siguria dhe sovraniteti i kinës. Në lidhje me Hong Kongun dhe Macaun, Xi tha se Kina do të respektojë letrën dhe parimin e “Një Shtet, Dy Sisteme”, nën të cilin premtohet një shkallë e lartë e autonomisë. Megjithatë, ligji i sigurisë kombëtare i vendosur në Hong Kong një vit më parë, ka bërë që Pekini të shtrëngojë pushtetin tek qendra dikur e lirë financiare.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.