Xi Jinping premton reforma – Do të rrisë limitin e zotërimit për kompanitë e huaja dhe ulë tarifat
Presidenti kinez Xi Jinping premtoi se do të hapë më tej ekonominë e vendit dhe ulë tarifat në importet e disa produkteve përfshirë makinat, duke zbutur përplasjet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se premtimet ishin përsëritje të masave të lajmëruara edhe më parë, ato çuan tregjet global të kapitalit në rritje.
Presidenti tha se Kina do të rrisë ndjeshëm aksesin në treg për investitorët e huaj, që përbën një nga ankesat kryesore të partnerëve tregtar të vendit. Ai tha se do të rritet limiti i zotërimit të huaj në sektorët e automjeteve, avionëve dhe ndërtimit të anijeve sa më shpejtë të jetë e mundur dhe shtoi se do të përshpejtohen masat e lajmëruara më parë për të hapur sektorin financiar.
Kina ka premtuar që prej vitit 2013 se do të lehtësojë barrierat për firmat e huaja aksionere në industrinë e makinave, gjë që do të mundësojë kompanitë e huaja të kenë pjesën më të madhe të aksioneve. Aktualisht ka një limit në 50% dhe firmat e huaja nuk lejohen të ndërtojnë fabrika të zotëruara plotësisht nga ato. Bizneset e huaja i mirëpritën komentet e Xi Jinping për reforma, por shtuan se fjalimi dështoi të ofrojë detaje specifike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.