Zbulohet liqeni në Mars – Gjendet nën shtresën e akullit në Polin e Jugut

Një trup me ujë në gjendje të lëngshme është zbuluar në Mars duke dhënë shenjën e parë të një liqeni në këtë planet.
Studiuesit thonë se liqeni i supozuar ndodhet në kapakun polar të Planetit të Kuq dhe ndodhet rreth 20 km larg.
Nga hulumtimet e bëra më parë u gjetën shenja të mundshme të ujit që rrjedh në sipërfaqen marsiane, por shtretërit e liqenit të eksploruara nga NASA tregojnë se uji ishte i pranishëm në sipërfaqen e Marsit në të kaluarën.
Ndërkohë, klima e planetit është ftohur për shkak të atmosferës së tij të hollë, duke lënë shumicën e ujit të izoluar në akull.
Zbulimi është bërë duke përdorur Marsis, një instrument teknologjik radari në orbitën Mars Express.
“Ky ndoshta nuk është një liqen shumë i madh. Marsis nuk ishte në gjendje të përcaktojë se sa e thellë mund të jetë shtresa e ujit, por ekipi hulumtues vlerëson se është një minimum prej një metër. Kjo me të vërtetë e kualifikon këtë si një burim uji. Një liqen, jo një lloj uji i shkrirë që mbush një hapësirë midis shkëmbit dhe akullit, siç ndodh në akullnajat e caktuara në Tokë”, tha Prof Roberto Orosei, i cili udhëhoqi studimin.
Zona është krahasuar me Liqenin Vostok, i cili ndodhet në Tokë 4 km nën akullin e Antarktidës. Zbulimi mund të nxisë një mision të ri ambicioz në Mars për të gërmuar në këtë xhep uji të fshehur, siç është bërë me liqenet në Antarktidë, në përpjekje për të gjetur jetë bakteriale.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.