Zgjedhjet në Kosovë, më 11 qershor?! Diskutohet edhe 18 qershori i “Shqipërisë”

Pas votimit për rrëzimin e qeverisë Mustafa me 78 vota pro, i mbetet Presidentit të shpërbëjë Kuvendin.
Kështu thuhet në rregulloren e Kuvendit të Kosovës, në pikën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në nenin 83 të kësaj rregullore.
Ndërkohë me Ligjin për zgjedhjet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje 30 deri në 45 ditë që i bie më 11 qershor, përfshirë edhe 18 qershorin e po atij muaji.
Burime pranë KQZ në Kosovë thonë për mediat se fushata zgjedhore zyrtare nuk do të jetë më e gjatë se 14 ditë, e me shumë gjasë ajo do të jetë vetëm 10 ditë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.