Zhvillimi ekonomik lokal – Farrici: Ligji për pyjet ka nevojë për përmirësime
Ligji për pyjet ka nevojë për përmirësime në mënyrë që menaxhimi i tyre të bëhet më i qëndrueshëm duke sjellë të ardhura për komunitetin. Ky është pretendimi i përfaqësuesve vendor gjatë aktivitetit të zhvilluar me mbylljen e projektit 4 vjeçar FLED, për pyjet dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Për drejtorin e CNVP Janaq Male implementimi i projektit FLED ka dhënë rezultate të dukshme përmes ofrimit të modeleve të ndryshme dhe duke i ofruar më shumë të drejta komuniteteve lokale mbi pyjet.
Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadës suedeze mbështetës të projektit FLED , të cilët shprehen vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin e tyre dhe financimin për projekte të tilla .
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.