Zhvillimi i bujqësisë, nënshkruhen tri marrëveshje me Italinë
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, nënshkroi të mërkurën tri marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të Programit për Modernizimin e Sektorit Bujqësor Shqiptar. Marrëveshjet u nënshkruan nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, i cili garantoi angazhimin e palës shqiptare për suksesin e projekteve.
Programi ka një vlerë totale prej 10 milionë eurosh, të financuar me kredi të butë dhe përbëhet nga tre projekte: fuqizimi i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, për shumën 5 milionë euro; Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sektorit të Ullishtarisë Shqiptare (ASDO), për shumën 3 milionë euro dhe Projekti Pilot për krijimin e një Sistemi Sigurimesh të Subvencionuar në Bujqësi, financuar në shumën 2 milionë euro.
Ersuin Shehu/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.