Zhvillohet gjyqi i Martin Shkrelit – Komisioni Federal dhe disa shtete e padisin për bllokimin e “Daraprim”

Në SHBA ka nisur këtë javë Gjyqi kundër Martin Shkreli, me Komisioni Federal Tregtar dhe disa shtete që kanë paditur themeluesin e “Vyera Pharmaceuticals” për bllokimin e versioneve të përgjitjshme të ilaccit që shpëton jetë, Daraprim. Gjykatësja e qarkut në SHBA, Denise Cote e nisi seancën duke e quajtur rastin si shumë të rëndësishëm ndaj publikut. Shkreli, që po vuan dënimin me 7 vite burg për mashtrim të letrave me vlerë, nuk ishte prezent.
Komisioni Federal i Tregut dhe shtetet kanë akuzuar Shkreli për krijimin e një skeme të jashtëligjshme për të blerë Daraprim dhe siguruar një monopol ndaj ilaccit, në mënyrë që Vyera të mund të rriste ccmimin në 750 dollarë për tabletë, nga 17.5 dollarë, një lëvizje që e bëri famëkeq Shkreli në vitin 2015. Ilacci trajton toksoplazmozën, një infeksion parazitar që kërcënon njerëzit me sistem imunitar të dobësuar. Vyera, e themeluar në vitin 2014 me emrin Turing Pharmaceuticals, bleu Daraprim nga Impax në vitin 2015. Komisioni Federal dhe shtetet dyshojnë se kompania më pas parandaloi kompanitë e përgjithshme që të marrin mostra për të zhvilluar versionet e veta të ilaccit dhe më pas arriti një marrëveshje me furnitorin e vetëm të ingredientëve aktiv të ilaccit, duke parandaluar shitjet ndaj konkurrentëve.
Paditësit thonë se veprimet e kompanisë shkelën ligjet federale të konkurrencës dhe cënuan pacientët. Vyera dhe ish ekzekutivi Kevin Mulleady, shlyen padinë kundër tyre javën e kaluar. Marrëveshja i bën thirrje Vyera të paguajë fillimisht një shumë prej 10 milionë dollarë, plus 30 milionë dollarë përgjatë 10 viteve, ndërkohë që ndalon Mulleady nga shumica e roleve në industrinë farmaceutike për 7 vite. Shkreli u dënua në vitin 2017 për mashtrimin e investitorëve në 2 fonde të investimit dhe prej përpjekjes për të nxitur ccmimin në bursë të një tjetër kompanie të barnave që ai drejtonte, Retrophin.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.