Zyrtare/ Nishani dekreton shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj
Publikohen në faqen zyrtare të Presidencës, dekretet e Nishanit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj në kabinetin qeveritar.
Kështu, Kreu i Shtetit ka dekretuar shkarkimin e Saimir Tahiri nga posti i ministrit të Brendshëm dhe emërimin në këtë detyrë të Fatmir Xhafajt. Ky i fundit më parë ka mbajtur postin e kreut të Komisionit të Reformës në Drejtësi.
Po kështu, Nishani ka dekretuar shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe emërimin në këtë detyrë të Ogerta Manastirliu, e cila më parë ka mbajtur detyrën e drejtores së Përgjithshme të QSUT-së
Presidenti ka dekretuar kështu shkarkimin nga detyra të ministrit të Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë detyrë të Eduard Shalsit, i cili më parë ka mbajtur detyrën e kreut të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
Gjithashtu, kreu i Shtetit ka dekretuar shkarkimin e Blendi Klosit nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke emëruar në këtë detyrë Olta Xhaçkën.
Për dekretet e Presidentit klikoni këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.