A ka qytete me klimë perfekte- dhe përsa kohë?
Në disa nga qytetet e botës mund të jetosh pa pasur nevoje për ngrohje apo kondicioner.Shumë njerëz të këtyre qyteteve mburren se kanë klimën ideale,por si a është normale kjo gjendje dhe sa ka ndikuar apo do të ndikojë ngrohja globale më tej?
Së pari,qytetet ku me shumë mundësi nuk do ju duhet të përdorni ajër të kondicionuar janë ato në të cilat temperaturat mesatare të verës janë tek 26.5C dhe mesatarja dimërore nuk është më shumë se 13C. Së dyti, janë qytetet që janë më të ngrohta në verë dhe jo aq shumë te ftohta në dimër..Së treti,janë qytetet të cilat është ftohtë në dimër dhe freskët në verë.Së fundi vijnë qytetet me verë të nxehte dhe dimër të ftohtë.
Pra,lajmi mirë është se sot mund të gjejmë vende me klimë të përshtatshme në çdo kontinent.Lajmi keq është se kjo mund të mos jetë kështu për shumë kohë.
Të dy hartat tregojnë se temperaturat mesatare të verës parashikohen të rriten me shpejtësi në të dy hemisferat gjatë 40 viteve të ardhshme. Në hemisferën veriore, temperaturat më të nxehta do të zvarriten drejt rrethit të Arktikut, ndërsa pjesa më e madhe e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme do të shohin temperaturat mesatare të rriten mbi 35C (95F) midis qershorit dhe gushtit.
Në hemisferën jugore temperaturat më të nxehta janë midis dhjetorit dhe shkurtit. Në 20 vitet e ardhshme vendet e Amerikës së Jugut si Argjentina dhe Bolivia parashikohen të kenë temperatura mesatare të verës mbi 35 ° C për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve.
mesa shohim nuk do të jetë e largët dita kur do duhet të projektojmë plane për qytete më të freskëta, ose do zhvendosemi në ato qytete që janë më të freskët. Pra është më se e qartë se të gjithë do të duhet të mendojmë më shumë rreth ngrohjes globale në shekullin e ardhshëm.
Burimet: Administrata Kombëtare Amerikane e Oqeanisë dhe Atmosferës
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.