Bitcoin dyfishohet në 2017 – Ngjitet sipër $2000 prej kërkesës nga Kina dhe Japonia
Bitcoin është ngjitur sipër 2,000 dollarëve gjatë fundjavës, duke shënuar rekord të ri, nxitur prej kërkesës së madhe të investitorëve nga Kina dhe Japonia. Sipas CoinDesk, valuta dixhitale u rrit me më shumë se 4.5%, duke prekur 2,061 dollarë.
Një nga faktorët që ka sjellë rritjen gjigande të Bitcoin, është legalizimi nga Japonia si metodë pagese. Japonia përbënte për 55% të volumit tregtar gjatë fundjavës.
Duke u ngjitur sipër 2,000 dollarëve, Bitcoin është rritur me 100% këtë vit, dhe me rreth 125% nga niveli më i ulët vjetor prej $891.5 që preku në fund të muajit Mars, kur Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA refuzoi kërkesën për një fond të listuar në bursë që ndjek performancën e valutës.
Bitcoin fitoi vrull gjatë javës së kaluar edhe prej trazirave politike në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil, që çuan investitorët në kërkim për aktive të mbrojtura nga rreziku.
Vlera totale e të gjithë njësive në qarkullim është rritur me më shumë se 5 miliardë dollarë vetëm në javën e kaluar, duke prekur 33.5 miliardë dollarë ditën e Shtunë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.