“Coface” për integrimin e rajonit: “Do të ndodhë, por procesi do të kërkojë kohë dhe para”
Agjencia prestigjioze franceze e sigurimit të kreditit, “Coface”, në një raport të sapopublikuar nënvizon faktin se, me shumë gjasa, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është një proces që do të përmbyllet, për shkak të rëndësisë strategjike që ka rajoni për Europën.
Anëtarësimi është një proces që ekonomistët e agjencisë vlerësojnë se, do të ndodhë me shumë gjasa për shkak se do të ndihmojë në kundërbalancimin e influencave ruse dhe kineze në rajon.
Pasi vlerëson marrëdhëniet mjaft të ngushta tregtare dhe ekonomike mes rajonit dhe Europës, “Coface” ndalet edhe te rrugëtimi i gjatë i këtyre vendeve, përfshirë Shqipërinë drejt integrimit.
Korrupsioni, papunësia e lartë dhe Prodhimi i Brendëhm Bruto për frymë mjaft i ulët për frymë. Më tej, agjencia thekson edhe faktin se, integrimi i rajonit në union, përkthehet në kosto shtesë financiare për Brukselin.
Këto kosto, pas anëtarësimit përkthehen në 2% të buxhetit të Bashkimit Europian. Ky vlerësim i agjencisë vjen në prag të çeljes së punimeve të samitit të Sofjes.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.