Facebook investon miliarda tek “Metaverse” – Fokusi tek realiteti virtual vjen përballë rënies së biznesit të reklamave
Facebook deklaroi në nisje të javës se do të nisë të publikojë veçmas rezutlatet financiare të njësisë së realitetit virtual dhe të shtuar, ku po investon miliarda dollarë, në ambicien për të ndërtuar “metaverse” dhe ndërkohë që raportoi se biznesi kryesor i reklamave po përballet me pasiguri të mëdha. Facebook, që raportoi një rritje të fitimit me 17% në T3, paralajmëroi se ndryshimet e reja të privatësisë së Apple, do rëndojnë tek biznesi dixhital në tremujorin aktual.
Kompania e mediave sociale raportoi të ardhura tremujore poshtë projeksioneve të tregut, për të cilat shefja operative Sheril Sandberg, tha që erdhën si pasojë e ndryshimeve të sistemit operues iOS. Shefi aktual i financave, David Ëehner, tha se kompania pret që investimet në njësinë hardëare, Facebook Reality Labs, do reduktojnë fitimin operues në vitin 2021 me thuajse 10 miliardë USD. Rrjeti më i madh i mediave sociale ndodhet nën mbikqyrje nga politikanët botërorë dhe rregullatorët, përfshirë Komisioni Federal Tregtar, që ka ngritur një padi mbi praktikat anti-konkurruese.
Të ardhurat totale të kompanisë, që përbëhen aktualisht nga reklamat, u rritën në 29 miliardë dollarë në T3, nga 21.47 miliardë një vit më parë, megjithatë poshtë vlerësimeve të analistëve për 29.57 miliardë USD. Sandberg tha se reklamuesit në Facebook janë ndikuar gjithashtu nga ndërprerjet botërore të zinxhirit të furnzimeve dhe mungesës së punës, që cënojnë kërkesën për reklama në një varg të sektorëve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.