Gazetarët marrin çmimin Nobel për Paqe – Ressa në Filipine dhe Muratov në Rusi kanë mbrojtur të drejtën e fjalës
Dy gazetarë, punët e të cilëve kanë irrituar autoritetet në Rusi dhe Filipine, kanë marrë çmimin Nobel për Paqe, pasi kanë nderuar të drejtën e fjalës së lirë, gjë që komisioni i dhënies së çmimit e ka përshkruar si diçka që po kërcënohet në botë. Maria Ressa dhe Dimitry Muratov morën çmimin prej “kurajos së tyre për të luftuar për lirinë të shprehurit në Filipine dhe Rusi”- tha kryetarja e Komisionit Norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen. Çmimi është i pari që i jepet gazetarëve që prej gjermanit Carl von Ossietzky në vitin 1935, që e fitoi për zbulimin e programit sekret të vendit të tij të riarmatimit pas lufte.
Muratov është kryeredaktor i gazetës investigative të Rusisë, Novaya Gazeta, që ka sfiduar Kremlinin nën presidencën e Vladimir Putin me hetime për korrupsion, si dhe ka mbuluar gjerësisht konfliktin në Ukrainë. Ai është rusi i parë që fiton çmimin Nobel për Paqe që prej liderit sovietik Mikhail Gorbachev, që krijoi gazetën me paratë e marra nga çmimi në vitin 1990. Maria Ressa drejton Rappler, një kompani të medias dixhitale që e ka themeluar në vitinn 2012, që merret me hetime, përfshirë vrasje në masë gjatë një fushate të policisë kundër drogës.
Në Gusht, një gjykatë në Filipine hodhi poshtë një padi për shpifje kundër Ressa, që është një ndër shumë padi kundër gazetares, që thotë se është shënjestruar për shkak të faqes së saj të lajmeve dhe shkrimeve kundër presidentit Rodrigo Duterte. Në Moskë, vetë Kremlini ka përgëzuar Muratov për çmimin, me stafin e gazetës që thonë se janë të suprizuar. Çmimi Nobel për Paqe do prezantohet më 10 Dhejtor, në përvjetorin e vdekjes së suedezit industrialist Alfred Nobel.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.