Greqia i vetmi vend i OECD që rriti TVSH-në në 2016
Greqia bën përjashtim nga tendenca e përgjithshme që ka mbizotëruar vendet anëtare të OECD-së gjatë viteve të fundit, për të ulur barrën e taksave mbi bizneset dhe individët, në mënyrë që të stimulojë rritjen ekonomike dhe të rrisë konkurrencën.
Në një raport të publikuar të mërkurën, i titulluar Reformat e Politikës Tatimore OECD dhe Ekonomitë Partnere të Zgjedhura vërejnë se Greqia është një rast i veçantë , pasi rriti taksat dhe kontributet e sigurimeve për të arritur objektivat e saj financiare. Duke rezultuar në mënyrë të pashmangshme në përkeqësimin e konkurrueshmërisë së saj.
Pas fazës fillestare të krizës globale, kur mbizotëronte tendenca drejt normave më të larta tatimore dhe uljes së të ardhurave, shumica e vendeve të OECD-së u drejtuan në reformat fiskale që synonin rritjen, thotë raporti.
Të gjitha vendet përveç Greqisë kanë zgjedhur uljen e taksave si në kontributet e sigurimeve ashtu edhe në fitimet e biznesit.
Dhe ndërsa shumë vende janë përmbajtur nga rritja e TVSH-së për të rritur konsumin, në vitin 2016 Greqia ishte vendi i vetëm që rriti TVSH, thuhet në raport.
“Përveç Greqisë që ngriti normën e saj të TVSH-së standard, nuk kishte ndryshime në normat standard të TVSH-së në 2016, duke sugjeruar që zvogëlimi i vullnetit të vendeve për të rritur të ardhurat shtesë përmes rritjes së normës standarde të TVSH-së”, thotë OECD.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.