Istat: Kërkesat për bashkime familjare në Itali të larta, në listë edhe Shqipëria
Italia prej kohësh është shndërruar në një mozaik kombësish të ndryshme të kryesuar nga Maroku, Shqipëria, Ukraina dhe Filipinet , të cilat janë vendet që kryesojnë me 61.6 për qind të të ardhurve.
Por, Istat ka bërë një analizë, ku rezultojnë rreth 3.7 milionë qytetarë që nuk i përkasin vendeve të BE-së të cilët kanë leje qëndrimi në Itali deri më 1 janar 2017. Kjo shifër për herë të parë është cilësuar në rënie.
Kjo rënie me rreth 2/3 sipas Institutit të Statistikave, i atribuohet sistemeve të reja të zbulimit, të cilat lejohen të pastrojnë arkivat nga numri i njerëzve, sidomos fëmijët.
Ndërkohë, është shënuar një rritje rekord e dokumenteve të lëshuara për azil dhe mbrojtje, e cila përfaqëson një të tretën e lejeve të reja të qëndrimit. Kjo shifër është e lartë dhe gjysma e rasteve të njerëzve janë nga këto tre vende: Nigeri, Pakistan dhe Gambi.
Për sa i përket shpërndarjes së refugjatëve dhe azilkërkuesve, veriperëndimi mirëpret 24.4 për qind, verilindja 23. 6 për qind, qendra rreth 16.6 për qind, ndërsa jugu, i cili është porta kryesore, ka 35.5 për qind të lejeve.
Një rënie e madhe është shënuar edhe për të ardhurit e të rinjve për punë me rreth 41 për qind më pak se në vitin 2015. Bashkimi familjar vazhdon të mbetet rruga kryesore e të ardhurve në Itali (41 %), e ndjekur nga leje qëndrimi për punë vetëm për individët e kualifikuar (kryesisht nga SHBA 36.7% e lejeve dhe Indi 15.7%). Vetëm nga Shqipëria numërohen rreth 441838 emigrantë që jetojnë në Itali.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.